Mungon gjyqtarja, shtyhet seanca ndaj Azem Sylës - Lajme - Kosova Sot
Mungon gjyqtarja, shtyhet seanca ndaj Azem Sylës

Mungon gjyqtarja, shtyhet seanca ndaj Azem Sylës

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, e cila ishte paraparë që të mbahet sot në rastin e njohur si “Tokat”.

Shtyrja e seancës ka ndodhur për arsye se në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve mungoi gjyqtarja Nora Bllaca, që ishte pjesë e trupit gjykues në 30 seancat e mundësisë së veçantë hetuese. Bllaca ishte e vetmja anëtare vendore e trupit gjykues.

Ndryshe, Azem Syla dhe 39 të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës, në rastin e njohur si “Toka”. Ndryshe, në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

(Kosova Sot)

21 orë e 24 minuta më parë
27/05/18