Kuvendi Komunal i Pejës dështon ta zgjedh kryesuesin e saj!

  • 09 January 2018 - 11:52
Kuvendi Komunal i Pejës dështon ta zgjedh kryesuesin e saj!

Në mungesë të votave të mjaftueshme Kuvendi Komunal i Pejës ka dështuar ta zgjedh kryesuesin e saj në raundin e parë.

Kështu ka bërë të ditur një burim brenda Kuvendit Komunal të Pejës. Sipas këtij burimi, tre kandidatet e propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal Islam Husaj, nga radhët e LDK, Arber Grabovci nga AAK dhe Ukë Selimaj PDK nuk arriten të zgjidhen në ketë pozitë në mungesë të votave.

“16 vota nga 18 sa janë të nevojshme ka arritur t’i marrë kandidati i LDK-së, 12 nga 18 kandidati i AAK-së dhe 5 nga 18 kandidati i PDK-së. Dy vota janë shpallur të pavlefshme gjatë votimimt”, tha ky burim.

Tutje ai ka bërë të ditur se kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës do të zgjidhet me shumicë të votave.

Nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në Komunën e Pejës fitues ka dalë LDK-ja me kandidatin e saj Gazmend Muhaxheri. 

(Kosova Sot)