Ngjarje e rëndë në Maliq, digjet në sobën e zjarrit foshnja 4 muajsh

  • 09 January 2018 - 12:27
Ngjarje e rëndë në Maliq, digjet në sobën e zjarrit foshnja 4 muajsh

Policia e Korçës njofton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Maliqit.

Policia e Korçës njofton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Maliqit.

Një foshnjë 4 muajsh në Kreshpanj është djegur aksidentalisht në sobën e druve.

Foshnja është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.

(Kosova Sot)