Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer të mbyllura! - Lajme - Kosova Sot
Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer tė mbyllura!

Haradinaj takon Shpend Ahmetin me dyer tė mbyllura!

Ramush Haradinaj është takuar edhe sot me Shpend Ahmetin.

Ramush Haradinaj me disa nga ministrat e kabinetit të tij është takuar sot me Shpend Ahmetin.

Takimi që ka nisur para pak çastesh është i mbyllur për media, ndërsa më pas priten deklarime të Haradinajt e Ahmetit.

Në pjesën kur mediat u lanë brenda, duke i uruar mirëseardhje Haradinajt dhe të tjerëve, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se “qeveria e ka njohur komunën dhe komuna qeverinë”.

Haradinaj e Ahmeti janë takuar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar, kur diskutuan për statusin e Pallatit të Rinisë, zgjerimin e projektit të kogjenerimit me Termokosin dhe unazën e Prishtinës.

Qeveria Haradinaj në tetor e miratoi Projektligjin për Prishtinën, ndërsa në nëntor ky projektligj kaloi edhe në Kuvend.

(Kosova Sot)

23 orë e 59 minuta më parë
25/02/18