Policia tregon detajet dhe dyshimet për vdekjen e dy serbëve në Babimoc - Lajme - Kosova Sot
Policia tregon detajet dhe dyshimet pėr vdekjen e dy serbėve nė Babimoc

Policia tregon detajet dhe dyshimet pėr vdekjen e dy serbėve nė Babimoc

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para dhe rezultatet e hetimeve preliminare lidhur me vdekjen e dy serbëve në Babimoc të Obiliqit.

G.M. 50-vjeçare dhe B.M. 55-vjeçar u gjetën të vdekur mbrëmë në shtëpinë e tyre. Vdekjen e viktimave e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

Sipas policisë, kanë nisur menjëherë hetimet me një intensitet të shtuar dhe janë intervistuar dëshmitarët, janë testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur, dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.

Bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga Prokuroria, hetuesit rajonal dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni se fillimisht G. M. është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Informacionet fillestare tregojnë se i dyshuari vuante nga problemet psikike.

Rezultatet e autopsisë do të nxjerrin një version përfundimtar për këtë rast.

(Kosova Sot)

23 orë e 34 minuta më parë
25/02/18