Basha mbledh grupin e PD, merret vendimi: Protesta më 27 janar, deputetët…

  • 09 January 2018 - 13:19
Basha mbledh grupin e PD, merret vendimi: Protesta më 27 janar, deputetët…

Ashtu si kishte njoftuar nje dite me pare, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin e tij parlamentar dhe kane vendosur bashkerisht daten e protestes masive ne Tirane.

Protesta do te zhvillohet me daten 27 janar, para godines se Kryeministrise dhe vendimi vjen nje dite pas takimit te Bashes me aleatet, nderkohe qe nje dite me pare pati edhe takimin me kryetaren e LSI-se, Kryemadhi.

Nderkohe qe gjate mbledhjes se sotme te grupit, deputetet demokrate kane marre edhe direktivat lidhur me detyrat qe u ngarkohen per zonat qe perfaqesojne.

Deputetet do te dalin neper zonat e tyre per te zhvilluar takime me qytetaret dhe per te bere organizimin e tyre per ne proteste.

Sa i takon marredhenieve te PD-se me Parlamentin, grupi ka vendosur ate qe ne fakt Basha e paralajmeroi qe dje. “Marredhenie te kushtezuar me parlamentin”. Ne seancen e se henes ne Kuvend, grupi i PD-se do te jete i pranishem.

Takimi me aleatet 

Pas takimit me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se vendimin për datën e mbajtjes së protestës masive do të bëjë publik nesër, pasi të mbledhë më parë grupin e vet parlamentar.

“Sot ku 49% e shqiptarëve nuk pagujanë dot faturat, krimi i veshur me pushtet i Ramës nis aksionin e ujit, po zbrazen burgjet, ti bëjnë gati qelitë për qytetarët që nuk pagujanë faturat. Ne konsultimin me aleatët e kemi bërë sot, kam marrë mendimin e tyre dhe vendimin do ta bëjë publik nesër”- tha Basha.

Ai theksoi se parlamenti dhe marrëdhënia e opozitës me të do të diktohet tërësisht nga interesi publik. “Ne do ta kemi këtë marrëdhënie të kushtëzuar me interesin publik dhe aktin e pafalshëm që është dhunimi i kushtetutës, kuvendi nuk mund të bëjë akt më të rëndë se të dhunojë dokumentin për të cilin ekziston”- tha ai.

Pyetur nëse do të ketë përsëritje të “Çadrës së PD”, Basha u përgjigj: Nuk do të ketë përsëritje, do të ketë të reja, vullnet më të fortë të opozitës dhe përgjigje më të fortë nga populli.

Image

Mësohet se data që do të nisin protestat do të jetë 27 janari. Vendimi mësohet të jetë marrë ditën e djeshme gjatë takimit mes Bashës dhe Kryemadhit.

***

Aksioni politik dhe organizimi i protestave popullore të paralajmëruara për muajin janar kanë prodhuar një tjetër takim mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Nderkohe qe sot paradite pritet nje takim i te dyve dhe aleateve te tjere per detajet e protestes.

[vasili kryemadhi]

Takimi mes dy kryetarëve të forcave kryesore në opozitë ka zgjatur mbi dy orë dhe në fokus të diskutimeve ka qenë koordinimi i aksionit opozitar për përgatitjen e protestës së parë, që do të zhvillohet ditët e ardhshme, shkruan “Panorama”.

Në takim, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, shoqërohej nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Pritet që përgjatë ditës së sotme, të dyja forcat politike të mbledhin grupet e tyre parlamentare për të përcaktuar përfundimisht edhe datën në të cilën do të zhvillohet protesta.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se dita më e mundshme për zhvillimin e protestës shihet 15 janari, datë në të cilën do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar. E sigurt është që, si kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ashtu edhe kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi, deri në datën 12 janar, kanë parashikuar takime me strukturat e tyre, në përgatitje të protestës që do të mbahet në Tiranë.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kanë kërkuar një pjesëmarrje sa më masive në protestën që do të mbahet, e cila sipas deklaratave të përfaqësuesve politikë të tyre, do të jetë e para, në një stinë të gjatë protestash që opozita do të ndërmarrë.

Protestat në janar u paralajmëruan pas zgjedhjes vetëm me votat e maxhorancës të Kryeprokurores së re, Arta Marku, në seancën e fundit parlamentare më 18 dhjetor. Zëra pranë opozitës sqarojnë se, një nga çështjet për të cilat opozita fton qytetarët të protestojnë, është varfëria si produkt i një qeverisjeje ilegjitime.

Gjithashtu, në fokus të protestave të opozitës do të jenë edhe shkelja e Kushtetutës me zgjedhjen e Kryeprokurores dhe skandali i përfshirjes së ish-ministrit Saimir Tahiri në hetimet për trafikun e drogës.