Haradinaj nuk komenton deklaratën e Veselit për Specialen!

  • 09 January 2018 - 13:36
Haradinaj nuk komenton deklaratën e Veselit për Specialen!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë deklaratën e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se respekton iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e saj.

“Unë kam lexuar letrën e Veselit, nuk kam ndonjë koment. Nëse më pyesni mua e dini qëndrimin tim. Atëherë kemi votuar kundër, sot me ardhur e votojmë kundër. E respektojmë iniciativën e deputetëve”, tha kreu i ekzekutivit.

Ai këto komente i bëri pas një takimi me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

(Kosova Sot)