Hardinaj flet për vizën, thotë se nuk ka marrë përgjigje

  • 09 January 2018 - 13:39
Hardinaj flet për vizën, thotë se nuk ka marrë përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar dhe në lidhje me kërkesën për vizë për SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e mëngjesit.

Ai pas takimit me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pret të marrë përgjigjen për të shkuar në vizitë në SHBA.

“Zyra ime ka aplikuar për vizë. Janë disa ngjarje rresht që kam qejf për të shkuar. Nuk kam marrë përgjigje. Është një ftesë dhe për lutjen e mëngjesit. Kur të ma japin, shkoj”, tha Haradinaj.

Ai tha se në takim me të parin e Prishtinës ka biseduar për ligjin për Prishtinën, Pallatin e Rinisë, gjendjen aktuale në arsim.

“E kemi në fokusim testin PISA, për të bërit biznes. 10-vjetorin e pavarësisë. Veçanërisht folëm për unazën e Prishtinës. Kemi një opsion si me ec përpara. Kemi rënë dakord që takimin e ardhshëm ta bëjmë dy qeveritë, ajo e komunës dhe ne. Asnjë pengesë s’do ta ketë qeveria që me qenë në shërbim të komunës dhe me i përkrah këto tema”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Shpend Ahmeti tha se kjo është hera e parë që një kryeministër viziton komunën e Prishtinës.

“Diskutuam dhe për disa projekte madhore, unaza e qytetit të Prishtinës. U dakorduam të shohim mundësinë e financimin e këtij projekti. Të punojmë rreth realizimin e një projekti të përbashkët për sallën koncertale në komunën e Prishtinën. Mundësitë e bashkëpunimit janë të shumta”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)