Heqja e mandatit, Rehovica e dërgon çështjen në Gjykatën Administrative

  • 09 January 2018 - 13:50
Heqja e mandatit, Rehovica e dërgon çështjen në Gjykatën Administrative

Një ditë pasi ish- deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ankimoi në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, këtë veprim e ka ndërmarrë edhe ish- ligjvënësi i LSI-së, Gledion Rehovica.

Ishte avokati i Gledjon Rehovicës që ka i bërë kërkesë KQZ-së t’i jepen aktet e dosjes në të cilat u bazua vendimi për heqjen e mandatit.

Ai u shpreh për mediat se pasi të marrin vendimin e arsyetuar, ata do të bëjnë ankimimin e vendimit të KQZ-së në Gjykatën Administrative.

(Kosova Sot)