Ballkani pjesë e BE'së më 2025? - Pengesë raportet Kosovë –Serbi

  • 09 January 2018 - 15:13
Ballkani pjesë e BE'së më 2025? - Pengesë raportet Kosovë –Serbi

Bashkimi Evropian është duke u përgaditur që të caktojë vitin 2025 si afat të fundit për valën e ardhshme të zgjerimit, por mosmarrëveshjet në shtetet e Ballkanit mund t’i ndryshojnë gjërat.

‘Partnerët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësive. Për herë të parë, perspektiva e tyre e pranimit ka një afat kohor më të mirë’, thuhet në një dokument strategjik që do të miratohet më 14 shkurt, transmeton media online.

Bashkimi Evropian është duke u përgaditur që të caktojë vitin 2025 si afat të fundit për valën e ardhshme të zgjerimit, por mosmarrëveshjet në shtetet e Ballkanit mund t’I ndryshojnë gjërat.

‘Partnerët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësive. Për herë të parë, perspektiva e tyre e pranimit ka një afat kohor më të mirë’, thuhet në një dokument strategjik që do të miratohet më 14 shkurt.

‘Me dëshirën e fortë politike, reformimin real dhe zgjidhjet e qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjeve mes fqinjëve, Mali i Zi dhe Serbia duhet të jenë gati për pranim më 2025 ,’thuhet në një letër të siguruar nga “EUobserver.

Aty theksohet se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova “duhet të jenë në nivel të avancuar në rrugën evropiane deri atëherë”, ose, sipas një alternative tjetër ‘negociatat… duhet të avancojnë deri atëherë’.

Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet e pranimit. Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta bëjnë këtë këtë vit, nëse Maqedonia mund ta zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë.

Bosnja po punon për të fituar statusin e ‘kandidatit’ të BE, ndërsa Kosova është duke kërkuar zyrtarisht të emërohet kandidat.

Dokumenti i komisionit paralajmëroi se mosmarrëveshjet lokale mund të linin mbrapa atë që e quajti afati i saj ‘ambicioz’.

‘BE nuk mund dhe nuk do të importojë mosmarrëveshje dypalëshe, prandaj të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tilla si urgjente’, thuhet në draft, transmton gazetametro.net.

Ai sugjeroi që çështjet e kufirit të zgjidhen nga arbitrazhi ndërkombëtar, për shembull në Hagë dhe se çdo vendim të jetë ‘i detyrueshëm, përfundimtar’ dhe ‘plotësisht i respektuar’.

Problemi më i madh shihet mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Komisioni thotë se ‘normalizimi i marrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës në formë të një marrëveshje ligjore të detyrueshme’ do të ishte ‘kruciale’ për rrugën e të dy vendeve drejt BE-së.

Megjithatë, problemet e Kosovës shkojnë përtej Serbisë. Pesë shtete të BE-së gjithashtu nuk e njohin pavarësinë e saj.

Ndërkohë, EUobserver pëmend edhe tentativën për bllokimin e Gjykatës Speciale si dhe refuzimin e vizës amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj.

‘SHBA, të hënën, refuzoi t’i japë atij një vizë për të marrë pjesë në një ngjarje në Ioëa më 11 shkurt, duke thënë se bëhet fjalë për një dënim. Një gjeneral serb tha të njëjtën ditë se NATO kishte ‘informacion të veçantë ‘ për një kërcënim të sigurisë’ në Kosovë për shkak të Gjykatës Speciale, thuhet në shkrimin në fjalë.

Mosmarrëveshja e emrit Maqedoni-Greqi mund të zgjidhet deri në qershor.

Kryeministri grek theksoi se viti 2018, pa dyshim, do të jetë vit plot me sfida, por edhe me mundësi të rëndësishme që nuk duhet të lëshohen, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme dhe si shembull e përmendi çështjen për emrin.

“Kemi një dritare për zgjidhje, nëse tregohet se ndryshimi i qëndrimit të fqinjëve tanë është i sinqertë. Zgjidhja, e cila nëse arrihet do të jetë në dobi të paqes dhe bashkëpunimit të Ballkanit, por edhe në dobi të një dinamike për vendin tonë në rajonin më të gjerë. Në ditët në vijim, do të tregohet sa është e mundshme të bëhen hapa esenciale në këtë drejtim”, tha Cipras në fjalimin para ministrave të Qeverisë së tij, pas bisedimeve me kreun maqedonas Zoran Zaev.

Zaev tha: “Unë besoj se ka një shans deri në fund të mesit të vitit 2018 për të gjetur një zgjidhje.”

Ministri i jashtëm grek tha se Maqedonia duhet të miratojë një emër të përbërë me një kualifikues gjeografik. Zaev nuk pranoi të komentojë, duke thënë: “Nuk dua ta shkatërroj procedurën e negociatave të afta”.

Lista e mosmarrëveshjeve në Ballkan vazhdon 20 vjet pas përfundimit të luftërave.

Kroacia dhe Sllovenia, të cilat tashmë janë anëtare të BE-së, nuk mund të bien dakord mbi kufirin e tyre detar në atë që Juncker tha të hënën mund të pengojë zgjerimin më të gjerë.

Kroacia gjithashtu ka bisedime të hapura me Bosnjen, Malin e Zi dhe Serbinë. Kosova kishte rënë dakord mbi kufirin e saj me Malin e Zi, por Prishtina tani po refuzon ta respektojë marrëveshjen.

Dëmtimi nga aktiviteti rus
Rusia po përmbytë media të Ballkanit me propagandë anti-BE dhe nxit nacionalizmin serb me marrëveshje armësh.

Vitin e kaluar, spiunët e dyshuar rusë ishin pas një grushti të dështuar të Malit të Zi, i projektuar për të ndaluar atë të anëtarësohet në NATO. Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, kohët e fundit i tha EUobserver se ai priste truk të ngjashëm edhe në Maqedoni këtë vit.

“Ky është një skenar i mundshëm,” tha Bushati.

(Kosova Sot)