Policia arreston të gjithë pjesëmarrësit në një martesë homoseksuale - Lajme - Kosova Sot
Policia arreston tė gjithė pjesėmarrėsit nė njė martesė homoseksuale

Policia arreston tė gjithė pjesėmarrėsit nė njė martesė homoseksuale

Policia saudite ka bërë të ditur se ka arrestuar të gjithë të pranishmit në një martesë mes dy personave të gjinisë të njëjtë në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës, shkruan Daily Mail.

Image

Pamjet që tregojnë dy burra duke ecur pranë njëri-tjetrit, deri sa në sfond dëgjohet edhe muzikë u shpërnda shumë nëpër rrjete sociale.

Policia gjithashtu ka njoftuar se të gjithë ata persona që morën pjesë në dasmë u arrestuan pasi që dikush kishte raportuar paraprakisht.

Në një deklaratë të tyren që u shpërnda edhe në rrjetin social Twitter, policia e Mekës shpjegoi: Një person na lajmëroi se disa njerëz po merrnin pjesë në një vend ku po kryhej një martesë homoseksuale.

Gjithashtu, aty tregohej se të gjithë personat e përfshirë në incident, siç edhe shkruhej aty u arrestuan dhe tani me këtë rast po merret prokuroria.

Homoseksualiteti është i dënueshëm rëndë në Arabinë Saudite, madje varion edhe në goditjet deri në vdekje.

Është jashtëligjore në baza islame si edhe në shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme dhe në botën e gjerë myslimane.

Pas publikimit të kësaj videoje shumë myslimanë të zemëruar dhanë komente të ndryshme në rrjetet sociale duke shprehur zhgënjimin e tyre.

Disa, madje, edhe thanë se krejt kjo po ndodh shkaku i krijimit të një shoqërie tolerante që po tenton të krijojë lideri i vendit Mohammed bin Salman.

Image

 

(Kosova Sot)

 

12 orë e 38 minuta më parë
20/02/18