Delawie konfirmon se është shuar iniciativa për zhbërjen e Speciales

  • 09 January 2018 - 16:34
Delawie konfirmon se është shuar iniciativa për zhbërjen e Speciales

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka përkrahur deklaratën publike të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale. Veseli ka thënë se Gjykata Speciale do të formohet dhe se shteti kosovar nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj.

Kohë më parë Kadri Veseli ka shkruar se Gjykata Specialja qartësisht është e dëmshme për Kosovën, por ajo do të krijohet, sepse shteti kosovar s’ka fuqi për ta ndaluar atë.

Ambasadori amerikan Delawie ka mbështetur këtë qëndrim të Veselit dhe të zyrtarëve të tjerë që janë pro formimit të Gjykatës Speciale.

“E mirëpres deklaratën publike nga Kryetari i Kuvendit Veseli dhe liderët e tjerë politikë, të cilët kanë përkrahje ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruar ambasadori Delawie.

(Kosova Sot)