St.Mortiz-vendi ku Haradinaj kaloi pushimet bëhet qendra e parë e skijimit në Zvicër që pranon pagesa me Bitcoin - Lajme - Kosova Sot
St.Mortiz-vendi ku Haradinaj kaloi pushimet bėhet qendra e parė e skijimit nė Zvicėr qė pranon pagesa me Bitcoin

St.Mortiz-vendi ku Haradinaj kaloi pushimet bėhet qendra e parė e skijimit nė Zvicėr qė pranon pagesa me Bitcoin

Qendra turistike zvicerane Saint Moritz ku u raportua se kryeministri Ramush Haradinaj kaloi pushime luksoze, u bë qendra e parë e skijimit në Zvicër e cila pranon pagesa me kriptovaluta, siç është Bitcoin, raporton televizioni publik zviceran SRF.

Drejtori i kompanisë së ashensorit të skive Markus Meili ka thënë që nuk është i shqetësuar për lëkundjet që Bitcoin ka përjetuar kohën e fundit.

“Ne poashtu duhet ta pranojmë euron, pavarësisht vlerës së shkëmbimit”, tha ai, duke shtuar se duan që të përshtaten më kohën, sidomos kur është fjala për digjitalizimin.

Megjithatë, sipas specialistëve zviceranë të Bitcoin janë vetëm 200 kompani zvicerane nga të gjithë sektorët që pranojnë pagesa me kriptovaluta.

Sezoni 2017/2018 është i  pari që do të zbatoj këtë metodë pagese, aktualisht si e tillë ajo po praktikohet vetëm për pagesat për teleferik dhe pagesën për ski.

Kujtojmë që në fundin e vitit që lamë pas Haradinaj së bashku me familjen e ngushtë kaloi pushimet në këtë fshat turistik që është i njohur në mbarë botën për çmimet e tij marramendëse.

Një darkë natën e ndërrimit të viteve në hotelin ku ka pushuar kryeministri Ramush Haradinaj, ka kushtuar një mijë e 50 franga zvicerane.

(Kosova Sot)

13 orë e 42 minuta më parë
24/02/18