Itali, 169 të arrestuar mbi dyshimet për lidhje me 'Ndrangheta'-n - Lajme - Kosova Sot
Itali, 169 të arrestuar mbi dyshimet për lidhje me

Itali, 169 të arrestuar mbi dyshimet për lidhje me 'Ndrangheta'-n

Një rrjet i mafias “Ndrangheta” që monopolizonte aktivitetet e biznesit dhe i pastronte fitimet në Gjermani është shkatërruar sot nga autoritetet, deklaruan prokurorët italianë ndërsa urdhëruan arrestimin e 169 të dyshuarve.

“Sindikata e krimit ‘Farao-Marincola’ ishte e vendosur në Ciro, në bregun lindor të rajonit jugor të Kalabrisë dhe kishte seli të tjera në Frankfurt, Visbaden, Mynih dhe Shtutgart”, sipas një deklarate të zyrës së prokurorëve të anti-mafias të Katanxaros.

”Në zonat e Ciros, të dyshuarit kishin infiltruar biznese si dyqane buke lokale, shërbime të riciklimit të mbeturinave, të peshkimit dhe madje funerali, ndërsa në Gjermani kontrollonin furnizimin e verës dhe përbërësve të picerisë në restorantet lokale italiane”, njoftuan prokurorët.

Zyra e policisë kriminale federale gjermane (BKA) konfirmoi arrestimin e 11 personave të moshave 36-61 vjeç në landin e Baden-Wuerttemberg, Bavarisë, Hesse dhe North Rhine Westphalia, me kërkesë të autoriteteve italiane.

(Kosova Sot)

4 orë e 21 minuta më parë
22/08/18