5 të vdekur nga stuhia në Kaliforni
Stuhia solli shi rekord në shtetin amerikan.
Stuhia dimërore goditi Kaliforninë e Jugut duke sjellë shi rekord në shtetin amerikan, ku humbën jetën të paktën pesë persona.
Trupat e pajetë u gjetën gjatë operacioneve të shpëtimit në vendbanimin Montesito, në veriperëndim të Los Anxhelosit, tha zyrtari nga shërbimi i zjarrfikësve Dave Zaniboni.
(Kosova Sot)