Burri zbret nga makina dhe bën të ‘vdekur’ në grushte një person

  • 09 January 2018 - 21:04
Burri zbret nga makina dhe bën të ‘vdekur’ në grushte një person

Trafiku në kryeqytet është një nga problematikat më të mëdha dhe shoferët gjaknxehtë nuk përmbahen e zbresin nga makinat e tyre duke nxitur sherr.

Një rast ku pasqyrohet një shembull i tillë, ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e “pallatit me shigjeta” në Tiranë.

Shoferi ka zbritur nga automjeti i tij dhe ka qëlluar me grushte një person i cili ndodhej në makinën ngjitur me të.

Nuk dihet me siguri arsyeja e sherrit, por shoferi nuk e ka përmbajtur veten dhe ka shpërthyer në përleshje fizike.

(Kosova Sot)