Trump harron fjalët e himnit kombëtar, kryqëzohet nga ndjekësit (VIDEO)

  • 10 January 2018 - 09:14
Trump harron fjalët e himnit kombëtar, kryqëzohet nga ndjekësit (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nxitur reagime të ashpra kur po këndohej himni para fillimit të një ndeshje të futbollit në Atlanta.

Në rrjetet sociale Trump u kritikua se nuk e di tekstin e himnit, ndërsa mbështetësit e tij u shprehën se janë krenar për faktin se e panë duke qëndruar në këmbë. 

Në të njëjtën kohë, me mijëra demonstrues tubuan para stadiumit, për të protestuar kundër Trumpit, ndërsa policia ndërhyri për të normalizuar situatën.

(Kosova Sot)