Makina përplas këmbësorin në qendër të Prishtinës

  • 10 January 2018 - 09:54
Makina përplas këmbësorin në qendër të Prishtinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Agim Ramadani” mbrapa Teatrit në Prishtinë.

Një këmbësorë, derisa po kalonte rrugën në zebra, është shtypur nga një makinë që ishte në lëvizje.

Si pasojë, një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë.

Policia dhe ndihma e shpejtë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet mosha dhe gjinia e këmbësorit.

(Kosova Sot)