Vdes një femër në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

  • 10 January 2018 - 10:26
Vdes një femër në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

Mbrëmë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë një femër 39 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, lajmin  e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës. Rasti nga policia po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë.

Avni Zahiti nga zyra për informim në Policinë e Kosovës tha se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje, mirëpo policia po merret me rastin.

“Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, dyshohet se viktima ka kry vetëvrasje. Bëhet fjalë për një femër rreth 39 vjeç. Një armë dhe një gëzhojë është gjetur në vendin e ngjarjes, rasti është nën hetime”, tha Zahiti.

(Kosova Sot)