Policia për aksidentin prapa Teatrit: Këmbësorja pësoi lëndime

  • 10 January 2018 - 10:43
Policia për aksidentin prapa Teatrit: Këmbësorja pësoi lëndime

Në mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, apo siç njihet rruga prapa Teatrit Kombëtar, vetura ka goditur një këmbësore në zebra. Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore ndërsa shoferi i veturës është shoqëruar në polici.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, ku e përsfshirë është një veturë dhe një këmbësore.

E njejta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth ores 9 ne rrugen Agim Ramadani ne Prishtine ka ndodhur nje aksident trafiku ku kane qene te perfshire nje kemebesore dhe nje automjet. Ne kete rast lendime trupore ka pesuar kemebsorja e cila eshte derguar per tretman mjekesor ne qkuk, nderkohe qe ngasesi i automjetit te perfshire ne aksident eshte shoqeruar ne polici”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot)