Detaje për vdekjen e 85-vjeçares në Klinë

  • 10 January 2018 - 10:45
Detaje për vdekjen e 85-vjeçares në Klinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për vdekjen e gruas 85 vjeçe gjatë ditës së djeshme në Klinë. Viktima ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Klinë, më 09.01.2018-07:50. Raportohet se viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot)