Pacienti në Infektivë e pret doktorin i ulur në dysheme

  • 10 January 2018 - 10:47
Pacienti në Infektivë e pret doktorin i ulur në dysheme

Një person në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është parë duke pritur njërin nga doktorët e Klnikës Infektive në QKUK për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor.

E ky nuk është rasti i vetëm në QKUK ku pacientë por edhe familjarët e tyre  detyrohen që të presin në këmbë me orë të tëra për t’i vizituar të afërmit ose për të bërë kontrolle të mjekët.

Kjo ngase në shumicën prej klinikave nuk ka ulëse ose pritore ku familjarët do të mundë ta prisnin të paktën rehatshëm për të hyrë në vizita. 

Nëpër klinikat e QKUK-së mungon një nga gjërat më elementare për pacientët dhe familjarët e tyre. Gjendje e tillë është në klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

(Kosova Sot)