Rrah vëllain e më pastaj edhe policët

  • 10 January 2018 - 11:40
Rrah vëllain e më pastaj edhe policët

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Velekincë të Gjilanit pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjetë të forta vëllain e tij dhe më pas gjatë intervenimit edhe dy zyrtarë policorë.

Sipas Policisë i dyshuari është me të meta psikike ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

(Kosova Sot)