Adoleshentja kryen vetëvrasje duke kërcyer nga ura (FOTO)

  • 10 January 2018 - 12:03
Adoleshentja kryen vetëvrasje duke kërcyer nga ura (FOTO)

Një taksist është marrë në pyetje nga policia, pasi filmoi live në Facebook një 18-vjeçare duke kërcyer për vdekje nga ura.

Nittaya Sawasdiwan kishte kërcyer nga ura Rama VII në lumin Chao Phraya në Bankok, në orët e para të mëngjesit të 2 janarit.

Raportohet se viktima e kishte angazhuar taksistin Pataradanai Noomsrinart, që ta dërgoi në lokacionin që ajo e kishte zgjedhur të bëjë vetëvrasje.

Ai i tha policisë se asokohe besonte se ajo do ta paguante 500 baht (11 funte) që ta filmojë atmosferën nga ura.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet Nittaya e cila kërcen nga ura derisa e gjithë ngjarja po transmetohej live në Facebook.
Trupi i pajetë i adoleshentes është gjetur dy ditë më vonë nga zhytësit e policisë, rreth 500 metra larg urës.

Ndërkaq, taksisti Pataradanai ndërpreu transmetimin live sapo e kuptoi çfarë ndodhi, dhe e lajmëroi rastin në polici.

Ai tani është duke u marrë në pyetje nga policia, ndërsa motivet që e shtyn adoleshenten të bëjë vetëvrasje mbeten të panjohura.

Image

 

(Kosova Sot)