Deda e quan të turpshme seancën për Specialen

  • 03 August 2015 - 17:31
Deda e quan të turpshme seancën për Specialen

Deputeti i VV-së Ilir Deda ka thënë se séanca e sotme që po mbahet në Kuvend është turp dhe ndihet i turpëruar që ka ardhur sot për të dëgjuar akuza të tilla të deputetëve për njëri-tjetrin.

Deda ka thënë se e gjithë kjo po ndodh pasi elita politike nuk ka kulturë, se më shumë ka pasur kulturë në vitet e ’90.

“Specialja ose votohet ose nuk votohet. Asnjëherë nuk na ka ndodhur të debatojmë kaq shumë për një çështje në Kuvend, siç po debatojmë sot. Është turp të jem në këtë seancë ku secili hedhë akuza për tjetrin, të cialt janë të pa argumentuara’, është shprehur ai.

(Kosova Sot)