Do ta njihja Kosovën

  • 03 August 2015 - 18:48
Do ta njihja Kosovën

Cedomir Jovanovic: Po të isha Kryeministër i Serbisë, do ta njihja Kosovën. Njohja duhet të pranohet si instrument për realizimin e pozitës sa më të mirë të bashkësisë së atjeshme serbe.

Lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanovic, në intervistën për “Veçernji List”, ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe që kjo më kurrë nuk mund të mohohet.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

“Po të isha Kryeministër i Serbisë, do ta njihja Kosovën. Njohja, derisa ende e ka njëfarë peshe, duhet të pranohet si instrument për realizimin e pozitës sa më të mirë të bashkësisë së atjeshme serbe”, ka thënë Jovanovic.