Qeveria aprovon sot Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për kompensimin e atyre që do të ndiqen penalisht

  • 03 August 2015 - 18:57
Qeveria aprovon sot Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për kompensimin e atyre që do të ndiqen penalisht

Qeveria e Kosovës, sot, do të procedojë dy Ligjet kryesore për Gjykatën Speciale, atë për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Ligjin për kompensimin e mbrojtjes së atyre që do të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se mbledhje e Qeverisë ka filluar dhe shumë shpejt pritet aprovimi i dy ligjeve.

“Në mbledhje të Qeverisë jemi”, ka thënë Abrashi për Express. 

Këto dy ligje kërkojnë vetëm shumicën e thjeshtë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Seanca për t’i miratuar këto dy ligje pritet të mbahet sot.