Veseli: Me refuzimin e Speciales nuk i mbrojmë bashkëluftëtarët

  • 03 August 2015 - 19:00
Veseli: Me refuzimin e Speciales nuk i mbrojmë bashkëluftëtarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e sotme, ka pyetur udhëheqësit e Vetëvendosjes, se si do të ndiheshin po të akuzoheshin për 15 vite me radhë sipas tij pas asnjë dëshmi.

“Thuaj je vrasës, por trego kënd e ka vra”, u shpreh Veseli.

Nëse dikush është ndier keq për vrasjet në Kosovë nga forcat serbe, kanë qenë ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, të akuzuarit do të rijnë në disa vite në burg dhe do të dalin të pafajshëm sepse nuk do të ketë fakte, sepse sipas Veselit, akuzat janë bazuar në deklaratat si të Fisnik Ismajlit.

“Personalisht, nëse mendon dikush do t’i ndihmojmë bashkëluftëtarët tonë të evitojnë gjykimin, por jam i bindur që nuk do të ndihmojmë atyre që do të akuzohen , por do të vuaj Kosova për vite të tëra dhe numri i të akuzuarve do të rritej”, tha Veseli.