Këta janë personat që do të akuzohen nga Gjykata Speciale sipas Milaim Zekës

  • 03 August 2015 - 21:27
Këta janë personat që do të akuzohen nga Gjykata Speciale sipas Milaim Zekës

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, përmes së cilit ka dhënë një listë se kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale.

Zeka i jep vetëm katër emra, si katërshja e parë, që janë Bislim Zyrapin, Ilaz Dergutin, Ajvaz Berishen dhe Blerim Kuqin, transmeton Kosova Sot.

Ja postimi i plotë i tij:

Ja kush do te akuzohet?
Keta jane katershja e pare:

1.Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se.

2. Gjeneral Ilaz Derguti, fsh. rezalle i Skenderajt. Bashkeluftetar i Adem Jasharit. Ky eshte tek lista B.

3. Profesor Ajvaz Berisha, i lindur ne fsh. Vasileve, komuna e Drenasit. Aktualisht: konsull ne Frankfurt te Gjermanise.

4. Blerim Kuqi, ish kryetar i Suharekes. Kuader e larte i AAK-se.

Zyrapi, Berisha dhe Kuqi jane ne listen A te arrestimeve. Derguti ne listen B.

(Kosova Sot)