Ja çfarë thotë Jahjaga për vendimin e Kuvendit për Specialen

  • 03 August 2015 - 21:38
Ja çfarë thotë Jahjaga për vendimin e Kuvendit për Specialen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale.

“Vota për Gjykatën Speciale tregon se Kosova e ka seriozisht sundimin e ligjit dhe është serioze në raporton me drejtësinë”, ka shkruar Jahjaga në Twitter në gjuhën angleze.

Ndërkaq, reagime tjera nga bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka në lidhje me votimin e Kuvendit që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.