Policia ankohet për njoftimet e rreme nga banorët

  • 03 August 2015 - 23:24
Policia ankohet për njoftimet e rreme nga banorët

Policia përveç se duhet të zbulojë parcelat ku mbillen kanabis, duhet të hetojë dhe në lidhje me njoftimet e rreme rreth vendeve ku kultivohet kjo bimë.

Shpesh herë efektivët blu kanë shkuar në vendin e sinjalizuar dhe nuk kanë gjetur asnjë bimë të tillë.

Ndërkaq njoftimet e rreme të mbërritura në policinë e Tiranës, të angazhojë njerëz dhe mjete të ndryshme duke shpenzuar jo pak për të verifikuar informacionet.

Për këtë shkak, policia thotë se është duke hetuar lajmërimet e rreme në adresë të saj.

Gjatë këtij komisariatet e policisë së Tiranës kanë kryer mbi 15 operacione të ndryshme antikanabis në zonat e Malësisë së Tiranës, në zonat e Ndroqit Kuçit, apo fshatra të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka asgjësuar qindra rrënjë kanabis të mbjella në këto zona, ndërsa janë proceduar mbi 40 persona të ndryshëm të identifikuar, transmeton A1 Report.