Milionat e korrupsionit dhe krimit po e shembin VV-në

  • 15 January 2018 - 07:34
Milionat e korrupsionit dhe krimit po e shembin VV-në

ANALISTËT I QUAJNË SHPEND AHMETIN, DARDAN SEJDIUN DHE DARDAN MOLLIQAJN "KALË TROJE" PËR TA SHKATËRRUAR "VETËVENDOSJEN"

Zhvillimet dramatike dhe qarjet që ndodhën në Lëvizjen 'Vetëvendosje' menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të vjeshtës së vitit të kaluar, sipas analistëve politikë, po bëjnë që kjo parti politike të rrezikohet të shembet që nga maja, pavarësisht ngritjes së saj të madhe që pati në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Analistët politikë vlerësojnë se faktorët kryesorë, varrmihësit e këtij subjekti politik, u bënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj me ekipet e tyre, pjesë e pandashme me mafinë dhe krimin e organizuar, pikërisht prej momentin kur morën pushtetin në komunën e Prishtinës dhe punuan kundër interesave të lëvizjes, sikundër edhe kundër interesave të qytetarëve të Prishtinës. Tani është një bindje sipas së cilës situata në VV po tregon qartazi se edhe VV-ja, si të gjitha partitë e tjera, po bëjnë koalicion dhe po bëhet NJË me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar, me mafiooligarkët dhe po i degradojnë qytetarët, komunën e shtetin, ndërkaq po e stërpasurojnë veten me dhjetëra miliona euro të parave kriminale. Ndryshe, sipas analistëve, në këtë linjë ishte edhe injorimi që iu bë Albin Kurtit ditën e shtunë nga Shpend Ahmeti, i cili kishte shkuar, me deri dje të akuzuarin pro rus, Pacollin, për të shëtitur në Tiranë, si dhe i 15 deputetëve të krahut të Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt, me mospjesëmarrje në prezantimin e platformës së kandidaturës për kryetar të Lëvizjes 'Vetëvendosje' nga Albin Kurti. Ky është edhe një tregues shtesë se kjo parti jo vetëm që është përçarë për shkak të milionave të krimit të organizuar, por edhe se shumë shpejt mund të ndahen përfundimisht, derisa kur bëhet fjalë për lidhjet me krimin e korrupsionin, si veprime të kundërligjshme të Shpend Ahmetit, Prokuroria Speciale po hesht dhe nuk vepron për lidhjet e Shpend Ahmetit dhe klikës së tij me krimin e organizuar. Gazeta i ka dërguar pyetje edhe ditën e djeshme Prokurorisë së Shtetit dhe asaj Speciale pse nuk jep të dhëna rreth akuzave që janë ngritur Kundër Shpendit dhe cili është afti i tyre, por nuk ka marrë përgjigje? Përgjigje si gjithherë nuk kemi marrë as nga zyrtarët e komunës së Prishtinës, as nga kryetari Shpend Ahmeti e as nga Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj.

Image

Sefaj: Shpendi është SHIK-u, është kapitalizmi i egër neoliberal, është devollizmi

Sefaj mendon se ishin proletarët e VV-së me program kombëtar, qytetar e gjithëpërfshirës, që në embrion nuk e kishin fashizmin, që dolën fitimtarë dhe e morën partinë fashiste të Shpend Ahmetit, FER, nga rruga dhe e strehuan në VV, sepse qytetarët e refuzuan, në zgjedhje nuk e kaloi pragun. "Arsyeja pse po i them këto është me shkas, sepse sapo u njoftova se një person shumë i afërt i Shpendit paska thënë se Shpendin po e duan krejt njerëzit e shkolluar e Albinin vetëm njerëzit i pashkolluar. Pra, ndarja në VV ka të bëjë pikërisht me fashizmin e përfaqë- suar nga Shpend Ahmeti me barkë të madh, zotëri që do pozita pa meritokraci, pikërisht pse është zotëri, zotërinj janë edhe ata që e përkrahin, sepse nuk kanë sakrifikuar asgjë për Lëvizjen dhe nuk janë pjesë e strukturave në LVV, nuk janë në databazë të Lëvizjes për ta votuar Shpendin, prandaj Shpendi nuk kandidoi, sepse strukturat e Lëvizjes dhe anëtarësia saj janë pjesë e një qytetarie aktive që janë të lidhur emocionalisht, i lidh e kaluara, sakrifica, prandaj në garën për kryetar të Lëvizjes Albini sillet si demokrat, pa frikë, si fitimtar e Shpendi si qyqar, po priste që Albini të heqë dorë nga kandidatura, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që ai të bëhet kryetar. Shpendi po i rikthehet origjinës së tij fashiste, se nuk po i shkon me proletarët e Albin Kurtit", potencoi Xhevat Sefaj. Ai thotë se në fund meritokracia është vlerë e njerëzve fisnikë, shteti e as partia nuk janë arritur pa angazhim e sakrificë, prandaj sipas tij Albini është sakrifica, angazhimi është meritokracia, kurse Shpendi është e kundërta e saj, është SHIK-u, është kapitalizmi i egër neoliberal, është devollizmi, është jahti, është shtëpia në lagjen e aristokratëve në Nice, është banesa në bregdetin shqiptar në Shëngjin!

Zeqa: Ndarja në VV po ndodh për shkak të ekipit të "Kalit të Trojës", të udhëhequr nga Shpend Ahmeti

Analisti politik Florim Zeqa thotë se vërtet është tepër e dhimbshme dhe për keqardhje katandisja kaq e shpejtë e subjektit VV pas ngritjes më të madhe në historikun e saj në zgjedhjet parlamentare. Edhe sipas Analistit Zeqa ndarja në VV po ndodh për shkak të ekipit të "Kalit të Trojës", të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe të mirëushqyer nga Devollët. "Pa dyshim shkaku kryesor është lidhja dhe bashkërendimi eksponentëve të saj me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar, me mafio-oligarkët dhe po i degradojnë qytetarët, komunën e shtetin, ndërkaq po e stërpasurojnë veten me dhjetëra miliona euro të parave kriminale. Këtë e vërteton edhe injorimi që iu bë Albin Kurtit ditën e shtunë nga Shpend Ahmeti, i cili kishte shkuar, me deri dje të akuzuarin pro rus Pacollin, për të shëtitur në Tiranë, si dhe i 15 deputetëve të krahut të Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt, me mospjesëmarrje në prezantimin e platformës së kandidaturës për kryetar të Lëvizjes 'Vetëvendosje' nga Albin Kurti, edhe një tregues shtesë se kjo parti jo vetëm që është përçarë për shkak të parasë së pistë dhe milionave të krimit të organizuar, e cila për të shpëtuar shumë shpejt duhet të ndajë"shapin nga sheqeri", është shprehur Zeqa për gazetën "Kosova Sot". Në këtë situatë të krijuar ndarjen dhe humbjen e madhe të ndikimit në elektorat e sheh vetëm çështje ditësh edhe analisti Ragip Guraziu."Nuk ju desh shumë kohë 'Vetëvendosjes' dhe u shemb brenda një viti, prej kur e pati ngritjen e saj më të madhe në zgjedhjet parlamentare. U bë sebep realisht një ekip i ngushtë që u nda nga platforma politike e Albin Kurtit dhe ky është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me ekipin e tij Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj me ekipe, që vazhduan të jenë pjesë e pandashme me mafinë dhe krimin e organizuar. Ndarjet filluan pikërisht prej momentit kur morën pushtetin në komunën e Prishtinës, që po e tregon edhe ky fakt qartazi se edhe VV-ja, si të gjitha partitë e tjera, po bën koalicion dhe po bëhet NJË me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar, me mafio-oligarkët dhe po i degradojnë qytetarët, komunën e shtetin, ndërkaq po e stërpasurojnë veten me dhjetëra miliona euro të parave kriminale. Kulmi i kësaj ndarje ishte tani edhe injorimi i radhës që iu bë Albin Kurtit ditën e shtunë, nga Shpend Ahmeti, i cili u bashkua me deri dje të akuzuarin pro rus, Pacollin, dhe ikën për të shëtitur në Tiranë. Injorimi i Kurtit ndodhi edhe nga 15 deputetët e krahut të Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt, që ndarjen e tyre e treguan me mospjesëmarrje në prezantimin e platformës së kandidaturës për kryetar të Lëvizjes 'Vetëvendosje' nga Albin Kurti", theksoi analisti Ragip Guraziu për gazetën "Kosova Sot". Nga ana tjetër ai po e sheh një lloj amnistie që po i bën Prokuroria Speciale lidhjes së Shpend Ahmetit me krimin e organizuar dhe kështu, sipas tij, Shpendi po ndihet krejtësisht i relaksuar nga ndjekja e mundshme penale.

Image

SEFAJ: FAMILJA DEVOLLI JANË VETËM MENAXHERË, PRONARËT E VËRTETË JANË NËNTOKA KRIMINALE E SHIK-UT!

Ish-aktivisti i këtij subjekti politik, Xhevat Sefaj, akuzon drejtpërdrejt mikroborgjezët materialistë, siç i quan ai të Shpend Ahmetit përballë proletarëve idealistë të Albin Kurtit që tani po e shkatërrojnë këtë subjekt politik! "Arsyeja pse Shpendi nuk ishte në prezantimin e platformës se kandidatit për kryetar të Lëvizjes 'Vetëvendosje', Albin Kurti, është e qartë, Shpendi e kishte organizuar një takim të improvizuar në Tiranë vetëm e vetëm që të mos jetë prezent në takimin e organizuar nga Albini.Duket krejt e palogjikshme, e pazakontë, e jashtë çdo protokolli takimi i dy kryetarëve, Ahmeti e Veliu, ditën e shtunë, që ishte ditë pushimi.'Vetëvendosje' është në prag të ndarjes në mes të mikroborgjezëve materialistë të Shpend Ahmetit dhe proletarëve idealistë të Albin Kurtit, kjo e fundit gjithnjë sipas krahut të Shpend Ahmetit, i cili është në prag të formimit të një partie të re, prapa Së cilës qëndron SHIK-u.SHIK-u, i cili nga nëntoka po arrin që shpëlarjen e parave e kapitalin e bashkuar nga krimi, po i investon e riinveston në kompaninë e tyre piramidale 'Devolli' kompani të menaxhuar nga familja Devolli, familja Devolli janë vetëm menaxherë, pronarët e vërtetë janë nëntoka kriminale e ShIK-ut", është shprehur Sefaj.Sipas tij, SHIK-u ka edhe kompani tjera financiare në Kosovë, të cilat i ka regjistruar në emër të menaxherëve të tyre."Prandaj, ata e kanë gjetur momentin e përshtatshëm pasi erdhi Shpend Ahmeti në krye të Komunës së Prishtinës, një menaxher e mirë për të investuar e pasur nën kontroll kryeqytetin nga Shpend Ahmeti", theksoi Sefaj për "Kosova Sot".Madje ai pohon se partitë që me ose pa vetëdijen e tyre e kultivojnë fashizmin kanë dështuar dhe do të dështojë edhe partia e re e Shpend Ahmetit! "Partia e parë që e kultivoi fashizmin ishte ORA, parti me idenë liberale, qytetare, e shtrirë vetëm në zonat urbane të qyteteve, kinse me kuadro të shkolluar të qytetit dhe me bindjen se vetëm qytetarët janë njerëz që mendojnë racionalistë, kjo nuk është se ata në fillim e kanë këtë qasje fashiste, por gjatë aktivitetit, duke besuar vetëm te një grup mikroborgjez rreth tyre, i bën ata të përfundojnë të tillë dhe të refuzuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve, sepse e shihnin se politikani nuk është njeri prej tyre.Partia e dytë fashiste si vazhdimësi e ORAS ishte Fryma e Re, FER, pjesë e së cilës isha edhe vetë.Prandaj dështoi sepse që në embrion nismën e kishte fashiste, me njerëz kinse të shkolluar dhe vetëm ata dinë dhe duhet ta qeverisin shtetin.Kjo nuk do të thotë që edhe në vendbanime rurale nuk ka qasje fashiste në raport me qytetarët e vendbanimeve urbane, mirëpo partitë tjera të formuara nga katundarët, si LDK, PDK, AAK e tjera, po del që po kanë qëndrueshmëri, sepse nuk kanë program as nuk nisen nga ideja që janë nise këto partitë e para ORA dhe FER e tani partia e re e Shpend Ahmetit", theksoi Xhevat Sefaj për "Kosova Sot".

Shpendi është formalisht në VV

Defaktorizimin e shpejtë të VV-së në skenën politike të Kosovës e she si proces të shpejtë edhe analisti Ali Hertica, sipas të cilin përçarjet dhe ndarjet rrodhën me një dinamikë shumë intensive, madje të paparashikuar, që nga publikimi i bisedës në "Viber" mes disa zyrtarëve të lartë në këtë parti, ku Aida Dërguti i ishte referuar Albin Kurtit me një epitet banal. "Më pas kanë nisur edhe dorëheqjet dhe akuzat e ndryshme, duke dalë në pah se ekzistojnë së paku dy grupe të mëdha në këtë parti që deri më tash besohej se udhëhiqej nga Molliqaj, Sejdiu dhe vetë Shpend Ahmeti. Tani Ahmeti është pjesë e grupit të të dorëhequrve nga Lëvizja 'Vetëvendosje' që në mënyrë tinëzare edhe është duke iu bashkangjitur, duke luajtur fare mirë në politikë lojën e aktorit, por gjithmonë duke e luajtur këtë lojë në skenën politike të VV-së i fshehur prapa perdes. Roli i tanishëm i Shpend Ahmetit është një nga figurat e pakta me fuqi në VV që nuk është deklaruar deri më tani lidhur me përçarjet që kanë nisur tashmë e një muaj në Lëvizjen 'Vetëvendosje', sepse strategjia e tij politike është qëllimi për t'u ndarë duke ruajtur balancën në mes të dy grupeve që të stacionohet aty ku i bie më së miri, varësisht se cila do të jetë fuqia e elitës politike në VV. Duke u nisur nga historiku, tregohet ku Shpend Ahemti me bashkëpunëtorët e vet është i mbështetur me bashkëpunëtorët e tij tek të rebeluarit e VV-së që janë të involvuar edhe në grupet e të inkriminuarve të oligarkëve politikë, të cilët janë duke e degraduar qytetin e Prishtinës, e tani do ta bëjnë këtë kur të vazhdojnë të bashkëqeverisin me AKR-në. Për pasojë të kësaj lidhje politike do të duket thuajse qytetin do ta privatizojnë të dyja këto hije të nëntokës milionëshe. Mosrespektimi i themeluesit dhe liderit shpirtëror, Albin Kurti, në fillimin e shpalosjes së programit të platformës për të marrë postin e të parit të V V-së, tregon se Shpendi është formalisht dhe totalisht i larguar nga VV - ja, vetëm sa ky largim nuk është zyrtarizuar akoma, por e ka luajtur lojën kinse është në udhëtim zyrtar në Tiranë për bashkëbisedim me bashkiakun e Tiranës Velijajn. Në të kaluarën Ahmeti ishte një ndër të parët që i akuzonte, se bashku me grupin e tij, AKR-në dhe vetë Pacollët si pro rusë dhe tani të jesh në një udhëtim së bashku me ata që i ke kritikuar dhe që të kanë shantazhuar, kjo është një dinakëri në politikë që luhet vetëm për interesat personale", tha Ali Hertica për "Kosova Sot". Analisti Reshat Badallaj thotë se pikërisht me këto zhvillimet e fundit u shpërfaq hapur karakteri prej cubi që ka Shpend Ahmeti me grupin e tij. "Klubi i cubave të 'Vetëvendosjes' është pritur të shembet, sepse u ngrit me themele të mashtrimit, duke e mashtruar popullin, duke e premtuar me premtime boshe me rrena të pakripë. Në këtë klub cubash përveç disa axhamive, u futën edhe lloj-lloj kopilë që ishin përzënë,ose kishin ikur të pakënaqur nga bandat tjera politike dhe se ky grup kopilësh ia futën fitilin këtij klubi axhamish e cubash. Fat i zi ishte se në këtë kope cubash erdhi dhe i futi edhe pjella titiste, rrenacaku,bishtdredhuri dhe mashtruesi Shpend Ahmeti, që në gjak ka hajnin, karrierizmin dhe futjen e pykave të përçarjes", është shprehur ai.

(Kosova Sot)