Prokurori akuzohet për korrupsion

  • 04 August 2015 - 07:30
Prokurori akuzohet për korrupsion

Rasti i Driton Kelmendit, dyshime për abuzime

Familjarët ankohen ndaj sistemit të drejtësisë 

"Ne kemi bërë kërkesën për ta larguar nga çështja prokurorin Haxhi Sinani dhe që lënda nga vendorët të kalojë në EULEX. Xhaxhai ka dëshmuar në gjykatë se prokurori Haxhi Sinani i ka kërkuar para, por askush nuk është marrë me të", ka treguar Veton Kelmendi. Ndërkaq, prokurori Haxhi Sinani shprehet se familjarët nuk kanë asnjë provë që ai ka marrë para, përkundrazi ai pretendon se është kërcënuar prej tyre

Gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë ende janë në kaos, pavarësisht pritshmërive nga misioni ndërkombëtar i EULEX-it. Rasti i Driton Kelmendit, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje që ka ndodhur më herët në qytetin e Pejës, e tregon më së miri këtë, pasi ky rast në fillim është proceduar nga vendorët dhe më pas nga EULEX-i. Familjarët dhe përfaqësuesi ligjor i Driton Kelmendit pretendojnë se janë humbur armët e krimit, të gjitha provat, si dhe raporti i policisë. Fillimisht ai është dënuar me 23 vite burgim, e më pas me vendim të Gjykatës së Apelit iu lehtësua dënimi në 18 vjet burgim. Ai është dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Më pas familja dhe mbrojtja e tij janë ankuar në Gjykatën Supreme dhe në atë Kushtetuese, për shkak se pretendonin se gjatë hetimit e gjykimit janë bërë shkelje flagrante, por sërish në fuqi ka mbetur vendimi i Apelit. Për këtë çështje familjarët u janë drejtuar të gjitha institucioneve të drejtë- sisë, duke i informuar ato se kanë dyshimet për afera korruptive nga zyrtarët që janë marrë me rastin. Të implikuarit kryesorë në këtë rast sipas tyre janë prokurori Haxhi Sinani, gjyqtarja Elmaze Syka dhe gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons. Për këtë arsye ata i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë lidhje më këtë çështje. "Gjatë hetuesisë, gjykimit dhe procedurës së ankesës, hetuesisë dhe kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë ka pasur shkelje flagrante të dispozita të procedurës penale dhe anashkalime injoruese të propozimeve dhe të provave, dëshmitarëve dhe ekspertëve", thuhet në letrën dërguar drejtuesve të Prokurorisë së Shtetit... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)