Detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviqit (FOTO)

  • 16 January 2018 - 10:10
Detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviqit (FOTO)

Persona ende të panjohur e qëlluan në mëngjesin e sotëm liderin e SDP-së, Oliver Ivanoviq 

Ivanoviq u vra gjatë disa të shtënave që u zhvilluan mëngjesin e sotëm në veri. Mbi të thuhet se u gjuajt derisa po hynte në zyrat e partisë.

Sipas informatave jozyrtare, Ivanoviqi u transportua menjëherë në spital, derisa rrugës nuk iu rezistoi plagëve dhe ndërroi jetë. Ndihma urgjente u thirr nga një fqinjë që ishte duke shkuar për të blerë bukë.

Sipas Ksenija Bozovic nga GI SDP, policia gjeti tre predha para zyrës. Ndërsa sipas dëshmitarëve, një njeri i panjohur, deri më tani edhe për policinë, ka gjuajtur drejt tij.

Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj tij. Në vitin 2017 atij iu dogj vetura në qendër të Veriut. 

Oliver Ivanoviç lindi më 1 prill 1953 në fshatin Rznic afër Deçanit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe shkollën inxhinierike mekanike në Mitrovicë. Ishte pionier i Akademisë Ushtarake në Zagreb, por u largua pas tre vjetësh. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë, po ashtu u diplomua edhe nga Fakulteti i Ekonomisë në Prishtinë.

Ka punuar në kompaninë transportuese të Mitrovicës "TransKosovo", në Fabrikën e Pllakave qeramike të Mozaikut dhe në zyrën e Hepokut në Mostar. Prej vitit 1991 deri në 1998 ai ishte kreu i qendrës sportive në Mitrovicë. Ai shërbeu si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë "Feronikel" nga Drenasi deri më 2004, kur u bë drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për Kosovë.

Kur u formua Këshilli Kombëtar Serb në vitin 1999, Ivanoviqi u bë kryetar i Komitetit Ekzekutiv për veriun e Kosovës. Prej atij vendi ai u zëvendësua në vitin 2001. Kur qeveritë e RFJ-së dhe të Serbisë formuan Qendrën Koordinuese për Kosovën, të emëruar si Shef i Shërbimit për Zhvillim Ekonomik dhe Rindërtim. Që nga viti 2008, ai ishte sekretar i shtetit në Ministrinë e Kosovës. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokratike që nuk ekziston më. Ai ishte një instruktor dhe një arbitër ndërkombëtar karateje. Ai ishte kryetar i klubit të karatesë "Trepça".

Ishte i martuar dhe babai i tre djemve.

Image

 

(Kosova Sot)