Prokuroria dhe policia: Ivanoviq u sulmua nga një veturë në lëvizje, e cila pas sulmit u gjet e djegur

  • 16 January 2018 - 10:15
Prokuroria dhe policia: Ivanoviq u sulmua nga një veturë në lëvizje, e cila pas sulmit u gjet e djegur

Vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq e ka konfirmuar për median online në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës Shyqeri Syla.

Sipas Sylës sulmuesit ende të panjohur kanë shtënë drejt tij me tre plumba.

“Oliver Ivanoviq kandërruar jetë nga plagët e marr ame armë zjarri nga një sulmues ende i panjohur. Ai është vrarë para selisë së partisë. Sulmi u krye nga një veturë në lëvizje”, ka thënë Syla.

Derisa policia thotë se makina me të cilën dyshohet se është kryer sulmi është djegur menjëherë pas atentatit ndaj ivanoviqit.

“Persona ende te paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri Ivanoviqin. Pas atentatit, personat kane ikur nga vendi i ngjarjes. Nderkohë një veture është djegur në lagjen e doktorëve. Policia tashmë po e heton këtë rast” ka thënë Besim Hoti.

Image

 

(Kosova Sot)