Guraziu: Kosova është vënë në komë të thellë

  • 16 January 2018 - 14:13
Guraziu: Kosova është vënë në komë të thellë

Analisti politik Ragip Guraziu vlerë- son se Kosova, si shtet i ri, falë kësaj klase të inkriminuar në pushtet, më shumë po i ngjan një shteti tregtarësh mashtrues sesa një shteti të mirëfilltë zhvillimor."Kosova është vënë në komë të thellë për shkak të inkriminimit të thellë të kësaj klase politike në krimit të organizuar. Pra, shteti i ri i Kosovës është shndërruar në një shtet të tyxharëve, të mashtruesve dhe matrapazëve politikë, të cilët janë gati të rrezikojnë themelet e shtetit në kërkim të interesave të tyre grupore e personale. Pra, për gati dy dekada Kosova është bërë shtet i tyxharëve, mashtruesve dhe matrapazëve politikë, të paditur e primitiv, të cilët janë në gjendje që për pushtet e para të bëjnë gjithçka kundër shtetit dhe qytetarëve. Me të drejtë tani shtrohet pyetja se edhe sa kohë do t'i durojë populli këta politikanë matrapazë që nuk po transformohen, si ata në pozitë ashtu edhe në opozitë, si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal, që shikojnë vetëm interesit e klaneve të tyre dhe nëntokës kriminale, përballë interesave të qytetarëve dhe shtetit ligjor?", pyet Guraziu për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)