Presidenti Meta dënon ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviqit

  • 16 January 2018 - 14:27
Presidenti Meta dënon ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta ka shprehur gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë vrasje dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .

Ndryshe, mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.

Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit. 

(Kosova Sot)