Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet pas vrasjes së Oliver Ivanoviq

  • 16 January 2018 - 14:46
Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet pas vrasjes së Oliver Ivanoviq

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, ka mobilizuar Këshillin e Sigurisë të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrë sot në ora 18:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurise, për të diskutuar situaten e pergjithshme te sigurise në vend.

Kjo mbledhje është bërë pasi që sot në Veri të Kosovës është vrarë Oliver Ivanoviqit.  

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë marrin pjesë, Kryeministri që është udhëheqës i KSK-së, dhe anëtarët me autoritet ekzekutiv që janë: Zv. Kryeministri, Ministri për FSK-në, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete.

Gjithashtu, sot edhe Serbia ka mbajtë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas takimit të brendshëm, Presidenti serb në konferencë për medoa foli për vrasjen e liderit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, duke thënë se do të kërkojë që në hetimet për vrasjen të përfshihet edhe Serbia.

Ndryshe, menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit, Serbia ndërpreu bisedimet me Kosovën në Bruksel, ku po qëndrojnë ekipet e të dyja palëve.

(Kosova Sot)