Pasardhësi i Gjergj Kastriot Skënderbeut mbërrin në Shqipëri (Foto)

  • 16 January 2018 - 16:41
Pasardhësi i Gjergj Kastriot Skënderbeut mbërrin në Shqipëri (Foto)

Vitit 2018 është konsideruar nga qeveria shqiptare si “Viti i Skënderbeut”, pasi përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Në vendin tonë ka mbërritur pikërisht pasaardhësi Skënderbeut, Giorgio Maria Castriota Scanderbeg, i cili është ftuar nga ana e qeverisë për të marrë pjesë në aktivitete që do mbahen në nderim të heroit tonë kombëtarë.

"ME GIORGIO MARIA CASTRIOTA SCANDERBEG - Giorgio është i ftuari i qeverisë shqiptare për VITIN E SKENDERBEUT.", shkruan publicisti Ylli Polovina ne foton qe ka postuar.

Xhorxho Maria, paraardhësit e të cilit prej mëse 500 vjetësh kanë jetuar në Itali ku ai ende vazhdon të jetojë, që pas vendosjes së kolonive shqiptare atje, kohë më parë në mediat në vend ka shprehur dëshirën që shteti shqiptar ta njohë atë zyrtarisht me qëllimin e vetëm që ai të mund të angazhohet, të kontribuojë nëpërmjet veprimtarive, promovimeve, në kultivimin e traditave më të mira arbëreshe dhe veçanërisht, të mbajë të gjallë origjinën dhe historinë e Heroit tonë Kombëtar.

(Kosova Sot)