Haradinaj komenton tërheqjen e Serbisë nga dialogu me Kosovën

  • 16 January 2018 - 19:41
Haradinaj komenton tërheqjen e Serbisë nga dialogu me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e habitur nga tërheqja e Serbisë nga dialogu me Kosovën në Bruksel.

“Ne jemi të habitur me vendimin e delegacionit të Serbisë në bisedimet në Bruksel”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, duke folur për tërheqjen e palës serbe nga takimi i paraparë për sot me palën kosovare.

Delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në takim, pas një paralajmërimi të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për Serbinë, dhe pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut.

“Dialogu edhe ashtu është një fazë kritike”, është shprehur Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se dialogu në formatin aktual është i konsumuar. 

"Qëndrimi i delegacionit të Kosovës, i kryesuar nga Avni Arifi, është se duhet të kalojmë në fazën finale të dialogut, të bisedohet për njohjen reciproke", ka theksuar Haradinaj. 

(Kosova Sot)