Haradinaj: FBI mund të ftohet për hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

  • 16 January 2018 - 19:42
Haradinaj: FBI mund të ftohet për hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar tendencat për të shfrytëzuar politikisht rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës

Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Haradinaj tha se ky krim është rezultat i rezultat i involvimeve ilegale që ndodhin në veri nga instanca jashtë vendit.

Ai tha se nëse ka nevojë, mund të ftohet për të ndihmuar në hetimin e rastit Byroja Federale e Investigimit (FBI).

“Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës. 

Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. 

(Kosova Sot)