Nesër ora e parë mësimore i kushtohet Skënderbeut

  • 16 January 2018 - 19:43
Nesër ora e parë mësimore i kushtohet Skënderbeut

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, merr vendim që nesër, në të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme, ora e parë e mësimit ti kushtohet figurës së heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti- Skëndërbeu.

Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.

Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, që ndërlidhen me figurën madhore të tij.

(Kosova Sot)