Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

  • 16 January 2018 - 20:17
Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës. 

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit.

(Kosova Sot)