Zyrtare: 4 të vdekur, një i humbur, 46 të lënduar nga përmbytjet në Tetovë

  • 04 August 2015 - 08:39
Zyrtare: 4 të vdekur, një i humbur, 46 të lënduar nga përmbytjet në Tetovë

Si pasojë e vërshimeve në Tetovë deri më tani zyrtarisht kanë humbur jetën 4 persona dhe një rezulton i humbur.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, thotë se në Spitalin e Tetovës janë sjellur 16 persona që kanë kërkuar ndihmë si dhe 30 persona kanë kërkuar ndihmë në Shipkovicë ky është bilanci deri më tani, transmeton TetovaSot.

Ndryshe, Komuna e Tetovës dhe Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje urgjente si pasojë e vërshimeve.