Vrasja e Ivanoviqit përkujton vrasjen e Stamboliqit dhe të Gjingjiqit, thotë Trajkoviq

  • 16 January 2018 - 21:17
Vrasja e Ivanoviqit përkujton vrasjen e Stamboliqit dhe të Gjingjiqit, thotë Trajkoviq

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit, në këtë moment përkujton vrasjen e Ivan Stamboliqit e më pas në vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq“, ka thënë Rada Trajkoviq.

Miken e Oliver Ivanoviqit dhe bashkëpunëtoren e tij në koalicionin e dikurshëm Kthimi, Rada Tajkoviq, e ka goditur rëndë lajmi për vrasjen e tij. Ajo, duke qarë për RTV Kim ka thënë se kjo është ditë pikëllimi për të dhe për popullin serb.

Trajkoviq ka thënë se vrasja e Ivanoviqit ia përkujton vrasjen e Ivan Stamboliqit dhe atë të Zoran GJingjiqit.

“Në shoqërinë ku nuk ka luftë me argumente, ku nuk ka dialog të shëndoshë, për fat të keq, zgjidhjet kthehen në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të shkuar”, ka thënë Rada Trajkoviq.

Ivan Stamboliq, kundërshtar politik i Slobadan Milosheviqit është vrarë nga shërbimet sekrete të ish- diktatorit serb, ndërsa Zoran Gjingjiq, i cili e kishte dërguar Milosheviqin në Tribunalin e Hagës, u vra nga ish – policë të të akuzuarit për krime lufte në Kosovë.

(Kosova Sot)