“Do shes virgjërinë e do blej shtëpi, pastaj…”, vajza tregon kushtet

  • 16 January 2018 - 22:32
“Do shes virgjërinë e do blej shtëpi, pastaj…”, vajza tregon kushtet

Vajza qe shihni ne foto eshte 18 vjeçe nga Italia dhe vetes i ka vene pseudonimin Nicole.

Ajo ka nxjerrë në shitje virgjërinë në mënyrë që të paguajë studimet e larta për biznes.

Adoleshentja thotë se ka marrë një ofertë një milion euroshe, por po shpreson që çmimi të rritet akoma më shumë.

Nicole shpreson që të vazhdojë studimet në Universitetin e Kembrixhit, t’i blejë prindërve një shtëpi dhe të ndihmojë ekonomikisht motrën e saj.

“Në moshën 16-vjeçare kuptova që virgjëria ime ishte e çmuar. Isha në një lidhje me një mashkull shumë më të madh se vetja, por vendosa që do e humbja virgjërinë me njeriun që dua dhe me atë që do të martohem. Por, kur pashë në internet që vajzat shisnin veten për shifra të tipit 3 milionë euro, e ndava mendjen që dhe unë do të bëja të njëjtën gjë kur të mbushja 18 vjeç”, tha Nicole për tabloidin “The Sun”.

(Kosova Sot)