Gjuriq: Vrasësit nuk janë nga Serbia, as nuk janë serbë

  • 16 January 2018 - 22:51
Gjuriq: Vrasësit nuk janë nga Serbia, as nuk janë serbë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka thënë se Prishtina nuk mund të fshehë asgjë nga hetimet që po bëhen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Nga minuti në minutë po marrim më shumë informacion. Jam gjithmonë e më shumë i bindur se kjo nuk vjen nga Serbia, e as nga serbët e Kosovës. Ne nuk i lusim, por kërkojmë nga autoritetet e Prishtinës që menjëherë të kapen vrasësit dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë Gjuriq në një emision në RTS. 

Ai ka thënë se nëse Prishtina i zbulon vrasësit e nuk i tregon do të thotë se po provon të fshehë diçka.

Në të njëjtën studio, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se nuk duhet ngutur me përfundime për vrasësit, porse do të kërkojë nga autoritetet e Prishtinës që të lejojnë pjesëmarrjen e Serbisë në hetime.

(Kosova Sot)