Kaçaniku: Prokuroria as që guxon të hetojë se kush qëndron pas kompanive të derivateve

  • 16 January 2018 - 23:34
Kaçaniku: Prokuroria as që guxon të hetojë se kush qëndron pas kompanive të derivateve

Selatin Kaçaniku ("Konsumatori") tha për "Kosova Sot", se Prokuroria Speciale, asnjëra Prokurori nuk mund të hapë rast si e vetme. "U pa fytyra e vërtetë e Departamentit të krimeve të rënda i PK-së dhe nëse Inspektorati i tregut bashkë me MTI-në ditën ta manipulojnë kontrollin e 'paparalajmëruar' të pikave të karburanteve, por edhe nëse procesi i fiskalizimit vazhdon ta zhvatë qytetarin konsumator taksapagues, buxhetin dhe shtetin", theksoi ai. Sipas tij, shihet qartë se Prokuroria Speciale nuk mund të bëjë asgjë dhe si të tillë, edhe Prokurorinë Speciale, edhe disa agjenci, këshilla, komisione, mekanizma... duhet shpërbërë fare, sepse vetëm dëme ka prej tyre. 

(Kosova Sot)