Vritet 73-vjeçari në Kurbin për gjakmarrje

  • 04 August 2015 - 09:01
Vritet 73-vjeçari në Kurbin për gjakmarrje

Një 73-vjeçar është qëlluar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij, duke mbetur i vdekur.

Nga policia mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërsa viktima është identifikuar si David Piroli, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të krimit, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me gjakmarrje.

David Piroli është babai i Altin Pirolit, një person ky i njohur për policinë pasi në vitin 2014 ka vrarë me armë dy vëllezër, Andrea dhe Endri Cara, 27 dhe 30 vjeç, si dhe plagosi dy kalimtarë.

Sipas policisë, Piroli rezulton të ketë probleme mendore. Megjithatë këto probleme duket se e çonin 28-vjeçarin drejt përdorimit të armës. Edhe vite më parë ai kishte plagosur djalin 13-vjeçar të xhaxhait të tij, vepër penale për të cilën kishte vuajtur dënimin me 1 vit në burgun e Shën Kollin. Kur e kreu këtë krim, Piroli tha se donte të tregonte se “ja si bëhet vrasja”.

Pas kësaj ngjarjeje, Pirolin e mbyllin në Psikiatri. Në 2006-ës, si doli nga Psikiatria me një vendim për mjekim në kushte shtëpie, përcjell Shekulli.

Policia tha në atë kokë se Piroli kishte bërë një listë me emrat e personave që do të ekzekutonte mes tyre prokuror e gjykatës, por organi i akuzës tha se letra me listën nuk është gjetur.