Miftari: Bosët e politikës shantazhojnë gjyqtarët dhe prokurorët

  • 17 January 2018 - 18:39
Miftari: Bosët e politikës shantazhojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Njohësi tjetër i kësaj fushe, Naim Miftari, thotë se shantazhi politik ndaj sistemit të drejtësisë është aq i madh saqë gjyqtarët dhe prokurorët shantazhohen nga politika, nëse provojnë të ngrenë raste kundër bosëve të politikës, edhe me izolim të plotë të veprimtarisë së tyre, punës në prokurori dhe në gjykata."Dhe kur e konstatojmë këtë gjendje, në krejt këtë klimë dhe situatë të punës, asnjë prokuror nuk mund të jetë në krye të detyrës, as neutral dhe i pavarur në zbatimin e ligjit", u shpreh ai për "Kosova Sot'. Sipas Miftarit, edhe nëse provon për të funksionuar e vepruar si i tillë, të jetë neutral, ai rrezikon të mos këta fare hapësirë pune, të mos i jepen fare lëndët e ndjekjes një prokurori të caktuar, apo të mos u jepen fare lëndët gjyqësore atyre gjykatësve kur janë në pyetje 'peshqit e mëdhenj' të krimit dhe të politikës. 

(Kosova Sot)